Haradinaj: Komandant Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar

30 prill 2018 | 19:12

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar komandantin e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, në 19-vjetorin e rënies së tij.

“Komandant Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar, qëndroi drejt, luftoi drejt, dhe ra drejt në shërbim të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dita e sotme, 19 vjet më parë, u bashkua me ditët e mëdha të rënieve e flijimeve, që e bënë kthesën në historinë tonë.

Komandant Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar, qëndroi drejt, luftoi drejt, dhe ra drejt në shërbim të lirisë. Ai ishte bashkëluftëtar i djemve më të zotë të vendit dhe ra së bashku me 29 trima duke i pri Brigadës 114 me emrin e komandantit Fehmi Lladrovci.

Krenohemi me të gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën dhe tërë Kosovën.

Lavdi e përjetshme!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur brengën dhe…