Haradinaj: Komandanti i FSK-së nuk ka nevojë të dalë shpesh në medie

12 shkurt 2019 | 15:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar letrën që komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi rreth anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan nga Iowa, Timothy Orr në Kosovë për shkak të taksës ndaj Serbisë

Ai ka thënë se kjo letër nuk ka pasur nevojë të dalë ne medie.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë se është komandant i ushtrisë. Nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka ndonjë djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheq ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e medieve, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij”.

“Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij. Komandanti le të punon. Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurshmshme. Po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepruar kështu, e dëmtojnë miqësinë”, ka thënë Haradinaj

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projekteve kapitale të financuara nga Shërbimi Spitalor…