Telemjekësia me sisteme të avancuara

12 shkurt 2019 | 15:20

Në kuadër të projekteve kapitale të financuara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar dhe Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës me sukses ka finalizuar fazën e parë të implementimit të projektit “Avancimi i Sistemeve të Telemjekësisë”.

Në këtë fazë është bërë instalimi i sistemit për videokonferenca dhe sistemit të zërimit në amfiteatrin e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë në Prishtinë.

Po ashtu, në këtë fazë është instaluar edhe infrastruktura qendrore për menaxhimin dhe ruajtjen e videokonferencave si dhe integrimi i infrastrukturës së vjetër në mënyrë që sistemi të vazhdojë të funksionoj edhe me sistemet e vjetra deri sa të përfundoj faza e dytë e këtij projekti dhe të gjitha sistemet e vjetra në qendrat rajonale të telemjekësisë të zëvendësohen me ato të reja.

Në fazën e dytë, përveç qendrave ekzistuese do të shtohen edhe dy qendra tjera rajonale, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj dhe ai në Vushtrri, duke kompletuar kështu integrimin e sistemit sekondar me atë terciar/universitar.
Sistemi mobil i videokonferencave është kompletuar dhe funksionalizuar plotësisht dhe tani mund të përdoret qoftë për qëllime edukimi apo edhe transmetim nga ambiente të ndryshme si salla operacioni.

Amfiteatri është pajisur me sistem videokonferencash me kualitet të lartë të imazhit dhe zërit, monitor dhe projektor për të shfaqur në të njëjtën kohë prezencën lokale, atë në distancë dhe prezantimet.

Serverët e infrastrukturës qendrore janë instaluar dhe konfiguruar në dhomën e serverëve. Gjithashtu, për tu përshtatur me specifikat e sistemeve të reja, në bashkëpunim me ofruesin e shërbimeve të internetit dhe VPN-it janë bërë konfigurimet dhe përshtatjet e nevojshme të rrjetit.

Instalimet fizike si dhe konfigurimet janë bërë me një nivel të lartë profesionalizmi duke ruajtur njëkohësisht edhe estetikën e hapësirave në të cilat janë kryer këto instalime.

Pas përfundimit të instalimeve dhe konfigurimeve është bërë trajnimi i stafit të IT-së në përdorimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve. Këto trajnime dhe konsultime shtesë po vazhdojnë në varësi të identifikimit të ndonjë problemi të mundshëm.

Sistemet tashmë janë plotësisht funksionale dhe ligjërata e parë e cila është transmetuar me anë të këtyre sistemeve ka qenë nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin i Harvardit ku imazhi dhe zëri ishin të kualitetit shumë të lartë dhe ofronin një përvojë krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim deri tani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar përsëri rreth taksës…