Haradinaj: Kosova duhet të dialogojë me Serbinë

15 dhjetor 2018 | 21:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. 

Postimi i plotë i tij:

Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura. 

Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. 

Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim. 

Falenderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO.  

Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile,  organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t’i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas votimit të rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë,…