Limaj: Kosova ka dërguar mesazh të qartë se është e përkushtuar për dialog

15 dhjetor 2018 | 20:54

Pas votimit të rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, kryesuesi i dialogut Fatmir Limaj ka thënë se Kuvendi këtë javë ka bërë një punë të shkëlqyeshme me vendimin për ushtrinë si dhe me atë të sotshmin për dialogun me Serbinë.

“Vazhdimisht do t’i raportojmë Kuvendit. Kemi rreth 15 tema që do t’i trajtojmë në Dialog, dhe do ta kemi dalëngadalë agjendën përpara. Sot Kosova dërgoi një lajm të rëndësishëm për partnerët. Jemi këtu, jemi të gatshëm për dialog. Njohja reciproke dhe arritja e paqes, përfundimi i dialogut. Tema që do të trajtohen gjithsesi janë të pagjeturit, dëmshpërblimi nga lufta, tema për suksesionin e Jugosllavisë, e të tjera”, ka thënë Limaj.

“Kosova ka dërguar një mesazh të qartë se është e përkushtuar për dialogun”, ka thënë Limaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Madridi e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La…