Haradinaj: Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të

26 qershor 2019 | 10:14

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim prefektin e qytetit të Des Moines në shtetin amerikan të Iowas, Frank Cownie.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën, si Qeveri po punojmë në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë.

Këtë rast unik bashkëpunimi, pata kënaqësinë t’ia paraqes edhe Frank Cownie, kryetar i Des Moines, Iowa, të cilit i tregova për mundësitë e shumta që ofron Kosova, për investitorët amerikan”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ai ka thënë se baza e mirë ligjore, lehtësirat fiskale, shtrirja gjeografike e Qytetit Ekonomik Kosovaro – Amerikan, resurset natyrore dhe humane dhe infrastruktura rrugore, janë arsye të mjaftueshme për ndërmarrësit e përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

“Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Iowas”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet…