Haradinaj: Kosova, përjetësisht mirënjohëse ShBA-së

04 korrik 2018 | 10:28

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Ai ka thënë se “populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi”.

Sipas tij, Kosova është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me SHBA-të, njofton Klan Kosova.

Statusi i plotë i Ramush Haradinajt:

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Hulumtimet e fundit të pulsit publik dëshmojnë se qytetarët e…