Haradinaj: Kosova sot vendosë vet për kufijtë dhe për taksën

17 gusht 2019 | 15:54

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur.

Prandaj, sipas tij, sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina” ka njoftuar se është rregulluar tubi në lagjen…