Haradinaj: Kosova, vlerë euroatlantike dhe partnere në sfidat e rajonit

21 gusht 2019 | 14:52

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë takim, Haradinaj ka thënë se Kosova është vlerë euroatlantike dhe partnere e dobishme në sfidat e rajonit.

“Shteti i Kosovës është vlerë euroatlantike dhe partner i dobishëm në sfidat e rajonit. E drejta jonë duhet të njihet e plotë, si një demokraci e re, që aspiron të ketë vendin meritor në familjen e kombeve të lira. Në takim me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës, nga 26 shtete, pata kënaqësinë që të flas për shtetin tonë, këtë vend të sakrificave, që po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Dritës nga Gjilani, Leotrim Kryeziu karrierën futbollistike do…