Haradinaj kundër uljes së pagave për prokurorët, gjyqtarët dhe policët

30 janar 2019 | 11:30

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar me vendimin e Komisionit Parlamentar, për të proceduar Projektligjin për paga, me ndryshimet në kundërshtim të misionit të Qeverisë, me paga të zvogëluara në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“Policë, prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të dinjitetshëm, do të thotë më shumë siguri dhe më shumë zhvillim ekonomik! Në këtë mision, Qeveria e Republikës së Kosovës që në fillim të mandatit, vendosi për rritjen e pagave në këtë sektor, si pjesë e fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit. Sot, jam i shqetësuar me vendimin e Komisionit Parlamentar, për të proceduar Ligjin për Paga, me ndryshimet në kundërshtim të misionit tonë, me paga të zvogëluara në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Ftoj Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se si kryeministër do të vazhdojë të luftoj për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjitha etapat. “…komision, diskutim e seancë, ashtu si kam luftuar e qëndruar deri më tash”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje, e cila konverton sinjalet Wi-Fi…