Haradinaj: Kurti nuk është i interesuar për sigurinë e Kosovës, ta pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës

06 nëntor 17:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Quint-it ia bënë Kosovës një kërkesë që “nuk është vetëm politike”, por sipas tij, “garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit”.

Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se “ata që dalin jashtë kësaj kërkese, nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit”.

“Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës; Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por;

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Patriot Krasniqi është zgjedhur kryetar i këshillit për organizimin e…