Haradinaj, Kurtit: Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare

22 qershor 2022 | 13:17

Në seancën e sotme të Kuvendit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë pyetje kryeministrit Albin Kurti në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë për energjinë.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti përgjigje pse më herët të tjerët i quante tradhtarë kur e bënë këtë marrëveshje.

“Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare, e tash ju krenoheni dhe thurni elozhe për të njëjtën marrëveshje?”, ka pyetur Haradinaj.

E Kurti ia ktheu atij se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, pas përfundimit të fjalimit në…