Haradinaj: Lidhjet dhe dashuria e ndërsjellë shqiptare do të forcohet edhe më shumë

08 gusht 2018 | 14:06

Vijmë me porosinë e dashurisë së ndërsjellë shqiptare, por edhe me porosinë e lidhjeve më të forta ndërshqiptare.

Kështu kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili vizitën e Haradinajt e ka vlerësuar si një nga ditët historike që nga zgjedhja e tij në krye të kësaj bashkie.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se ndihet i nderuar që po e viziton, siç e ka quajtur ai, vëllain e tij, kryetarin e Bashkisë së Vlorës , Dritan Leli.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se Vlora është zemra e shqiptarëve, duke siguruar se si Kosovë do të punohet që këto lidhje të forcohen edhe më tej.

Kryeministri Haradinaj, duke falënderuar nikoqirët për pritjen që i është bërë, ka thënë se do të ndihej mirë që shqiptarët dhe diaspora t’i zgjidhnin këto anë për pushime verore, duke u bërë thirrje që sa më shumë ta promovojnë turizmin shqiptarë.

Haradinaj ka kujtuar se është shpallur qytetar nderi dikur nga Vlora, në kohëra të vështira të jetës së tij dhe në shenjë nderimi ia ka dhuruar kryetarit Leli hartën e Kosovës, dekoratë të cilën e quajti të çmuar.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se ndihet krenar, që sot ka në vizitë një ndër personalitetet më të mëdha të shqiptarëve, siç është kryeministri Haradinaj.

“Është privilegj që jeni në zyrën time, që vizitoni Vlorën dhe që po i tregoni të gjithëve, me prezencën tuaj, se sa halle të përbashkëta dhe se si mund ti zgjidhim duke komunikuar së bashku ato”, ka thënë Leli.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, duke vlerësuar çdo përpjekje që ka bërë në jetën e tij dhe për të mirën e gjithë shqiptarëve, ia ka dhuruar kryeministrit Haradinaj portretin e Ismail Qemalit, atë që në krye të të gjithave, na lidh me emrin shqiptar.

Agjenda zyrtare e Kryeministrit Haradinaj në Vlorë do të vazhdojë edhe me vizitën në Monumentin e Pavarësisë, Muzeun Historik, Varrin e Ismail Qemalit dhe Muzeun e Pavarësisë.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: one or more people, shoes and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 1 person, sky and outdoorImage may contain: 1 person, standing, suit and outdoorImage may contain: 3 people, people sitting, people standing, living room, table and indoorImage may contain: 3 peopleImage may contain: 2 people, people standing and beard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, kërkon fitore në finalen…