Haradinaj: Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë

21 maj 2019 | 11:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vrasja e 160 të burgosurve shqiptarë dhe plagosja e 200 të tjerëve në burgun e Dubravës, 20 vjet më parë nga forcat serbe është krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria.

“Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme. Është skajshmërisht e dhimbshme që edhe sot pas dy dekadash drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtij krimi barbar”.

“Mosdënimi i këtij krimi të përmasave gjenocidale dhe mohimi i tij është dëshmi se shteti serb nuk do të ballafaqohet me krimet e veta. Kosova nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Triumfi në kampionat dhe kualifikimi në finale të Kupës e…