Haradinaj mbështet Agushin drejt rekordit të ri në Dubai

15 korrik 2018 | 16:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se është takuar me Agim Agushin, rekordmenin botëror dhe i Guinnesit për goditjen e topit me kokë.

Haradinaj, po ashtu, ka treguar se caku i radhës së Agushit është “Burj Khalifa”, ndërtesa më e lartë në botë e cila gjendet në Dubai. Më këtë rast Haradinaj i ka siguruar Agushit mbështetjen e Qeverisë në realizimin e synimit të tij për arritjen e këtij rekordi. “Kosova është vend i vogël me talentë të shumtë. Impresionues Agim Agushi, rekordmen botëror dhe i Guinnes-it për goditjen e topit me kokë. Sot, mësova se caku i tij i radhës është “Burj Khalifa” në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë. Agimin e sigurova për mbështetjen e Qeverisë në realizimin e synimit të tij për arritjen e këtij rekordi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iskra Lawrence ka gjithë javën që po bën plazh. Modeluesja …