Haradinaj me rekomandime për qeverinë: Jo mbyllje totale, jo menaxhim i pakontrolluar
30 gusht 2021
| 16:04
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me disa rekomandime për qeverinë për tejkalimin e situatës së rëndë shëndetësore në vend.
Ai ka treguar se çdo kërkesë dhe rekomandim i propozuar është dhënë duke analizuar shumë indikatorë.
“Asnjëherë nuk kemi kërkuar operim të pakontrolluar, përkundrazi kemi kërkuar hapje të kontrolluar me masa adekuate, të cilat nuk lejojnë shpërndarje të virusit dhe nuk e mbyllin ekonominë, si dhe masa lehtësuese përmes financimit direkt për çdo sektor dhe aktivitetet ekonomik që ka vështirësi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.



