Haradinaj: Me shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë na kanë bërë të ndihemi faqebardhë!

27 janar 2019 | 16:44

Kryeministri i Republikës Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të dielën Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

Me këtë rast, ai ka thënë se paraardhësit tanë na kanë bërë të ndihemi faqebardhë për shkak të shpejtimit të shumë hebrenjve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia. Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi ka shënuar fitore të shtunën në palestrën “Shani…