Haradinaj, ministres italiane: Jemi të gatshëm t’i shërbejmë paqes dhe sigurisë në rajon

18 shtator 2018 | 12:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren italiane të Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, të cilën e ka njoftuar për miratimin nga ana e Qeverisë të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Kosova me vendosmëri po ndjekë rrugën euro-atlantike, si orientim i vetëm i saj. Ministren italiane të Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, e njoftova për vendimin sovran të Qeverisë së Kosovës për pakon e tri ligjeve për tranzicionin e FSK-së, që buron nga nevoja e pashmangshme e konsolidimit të brendshëm të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s. “Ne jemi të gatshëm, nën ombrellën e NATO-s, t’i shërbejmë paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Ministres Trenta i shpreha falënderimet e popullit tonë për ushtrinë italiane, që në kuadër të KFOR-it, i ka shërbyer garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë dhe ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Më këtë rast, nga ministri Berisha dhe ministrja Trenta, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people sitting and indoorImage may contain: 5 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka vizituar sot…