Haradinaj: Miratimi i rezolutës për vëllezërit Bytyqi, mesazh i qartë për Serbinë

23 tetor 2019 | 11:06

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi në mënyrë unanime i Rezolutës për vëllezërit Bytyqi, nga Kongresi Amerikan, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Ai ka thënë se fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfishtë që i bëhet familjes Bytyqi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri.

“Kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, që ta pranojë këtë realitet dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Nga data 23-27 tetor 2019 mbahet në Zürich…