Haradinaj: Mirëqenia e fëmijëve, pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie

01 qershor 2020 | 10:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve i ka dedikuar një shkrim rëndësisë së mirëqenies së fëmijëve, duke thënë se Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë.

“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie. Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve”.

“Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i vendit Hashim Thaçi…