Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit sot është interes kombëtar

01 korrik 2023 | 22:48

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka theksuar se duke qenë i vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie.

“Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma “Thaqi Bau” me seli në Gjermani është hapur para…