Haradinaj, Mogerhinit: Vizat të jenë çështje javësh

18 prill 2018 | 20:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë darkë pune ishin të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor , kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, ka thënë Haradinaj në këtë takim.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE’së…