Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun, për mua nuk vlen mendimi i saj  

11 dhjetor 2018 | 15:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pavend qëndrimi i shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi.

“Kushdo që flet për kufijtë është kundër Ballkanit dhe paqes. Kemi pas vonesa, por jo dalje nga kontrolli sikur kjo. Jemi pro integrimeve evropiane si popull dhe si politikë për perspektivën tanë evropiane”, ka theksuar Haradinaj, duke shtuar se Mogherini e ka mbytur dialogun.

“Mendoi se zonja Mogherini e ka mbytur dialogun, e ka çrregulluar – nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për kufij e shkëmbime që në Ballkan nënkupton destabilizim. Ajo e ka dëmtuar rajonin tonë duke lejuar diskutimin dhe duke guxuar që në publik të deklarohet për këtë. Është i papranueshëm për mua dhe kuptohet që nuk vlen mendimi i saj për ne, për mua të paktën”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se marrëdhënia e Kosovës me Evropën nuk është e lidhur përmes një komisionareje.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje e fortë do të zhvillohet sonte në Grupin…