Haradinaj nderon heronjtë e Llapit

16 shtator 2019 | 13:53

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj është duke qëndruar për vizitë në qytetin e Podujevës.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka nderuar heronjtë e luftës nga ky qytet Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin dhe Ilir Konushevcin, duke bërë homazhe pranë shtatores së tyre.

Gjatë qëndrimit në Llap, Haradinaj do të vizitojë edhe disa familje por do të ketë edhe një takim me të rinjtë podujevas me të cilët do të bisedojë për planet e tij katërvjeçare në rast se e merr drejtimin e Qeverisë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani,…