Haradinaj në darken përmbyllëse të AKB-së: Viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit

27 dhjetor 2023 | 22:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit, e në veçanti për sektorin privat.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë pasi që ka marrë pjesë në darkën e organizuar për fund-vit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, më në krye me kryetarin e saj Agim Shahinin.

“Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkuar Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së ka theksuar se shpreson se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe “më frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithmbarshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors, themelues i projektit historik…