Haradinaj në Deçan: Aleatët na lanë hapësirë për vendime të mëdha

25 gusht 2019 | 17:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të dielën është takuar me strukturat e partisë në Deçan.

Ai ka thënë se Deçani gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtë të historisë.

“Dhe tani do t’i thotë po drejtimit të ri që ka marrë vendi, nga përshtatja në vendimmarrje sovrane, për t’i përmbyllur temat nacionale në Kosovë. Krahas vendimeve të rëndësisë jetike dhe përballjen për ndalimin e projekteve të rrezikshme për vendin, vëmendjen asnjëherë nuk e kemi larguar nga transformimi i brendshëm ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj qeverisjeje vepruese, aleatët na kanë lënë hapësirë për vendime të mëdha, ku ka përmendur ushtrinë dhe tërësinë territoriale.

“Siç është ushtria, ruajtja e tërësisë territoriale, rikthimin e resurseve të Kosovës si Trepça dhe ruajtjen e substancës ekonomike. Ata e duan Kosovën partner të qëndrueshëm, dhe jo servilizëm. Strukturat e AAK-së në Deçan i japin krah konceptit fitues 100 për qind shtet, për të hyrë sigurt në etapën e gjenerimit të resurseve të vendit dhe vendosjes së një shoqërie të drejtë”, ka deklaruar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se zgjedhjet…