Haradinaj në Dragash: AAK-ja është deklaruar për konceptin 100 për qind shtet

20 gusht 2019 | 17:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër në dorëheqje Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me strukturat e partisë.

Ai ka thënë se si AAK dhe PSD janë përkushtuar që njëherë t’i largojnë pikëpyetjet e mëdha dhe t’i kthehen zhvillimit të brendshëm.

“Ne e dimë që zona e Sharrit e Dragashit ka mundësi zhvillimore, ka resurse, njerëzit janë punëtorë dhe duhet të ndodhë zhvillimi. Ka pasur përparim në këtë zonë, por për të bërë më shumë, koncepti 100 për qind është pikënisja”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AAK-ja është deklaruar për konceptin 100 për qind shtet dhe zhvillim.

Fotografia e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në…