Haradinaj në Londër: Kosova është në përfundim të autostradave

26 shkurt 2018 | 12:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në Konferencën e tretë të investimeve për Ballkanin Perëndimor e cila është duke u mbajtur në Londër.

Përpos Haradinajt në këtë konferencë janë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe kryeministren e Serbisë.

Haradinaj në fjalën e tij është fokusuar tek infrastruktura rrugore të Kosovës.

Ai ka thënë se për Kosovën është me rëndësi që të përfundohet infrastruktura rrugore.

“Autostradat janë gati në përfundim dhe ato na lidhin me vendet e rajonit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për autostradën “Ibrahim Rugova”, të cilës i është referuar si “autostrada e paqes”.

“Jemi në dinamikë të mirë për të përfunduar autostradat në Serbi- ‘Autostradën e Paqes’, ashtu siç tha edhe kryeministrja e Serbisë, dhe atë për në Maqedoni”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka pohuar se Kosova ka problem në lidhjet me gazin dhe, sipas tij, TAP-i do të ishte zgjidhja e duhur për vendin tonë.

Më tutje, Haradinaj ka theksuar se në Kosovë janë krijuar kushte për ndërmarrësit e rinj, ku sipas tij kompanitë e IT-së janë të bashkuara me rajonin dhe botën.

Kjo ka qenë vetëm pika e parë nga 40 për të cilat do të flitet në këtë konferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar deputeten…