Haradinaj në takim me Bildt: Kosova po përshpejton procesin e agjendës evropiane

22 shkurt 2018 | 17:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të enjten në takim ish-kryeministrin suedez dhe bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt dhe një delegacion nga Suedia.

Zhvillimet e fundit politike në vend, proceset integruese euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë takim, në të cilin kryeministri Haradinaj fillimisht ka falënderuar ish-kryeministrin Bildt për ndihmën që shteti i tij i ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova po përshpejton procesin e përmbushjes së Agjendës së Reformës Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me qëllim të përafrimit me BE-në, me synimin që deri në fund të vitit të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjen evropiane.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në OKB është i rëndësishëm dhe do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin.

Ndërkaq ish-kryeministri suedez dhe bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt, e ka uruar kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë dhe të arriturat brenda këtyre viteve.
Ish-kryeministri suedez u interesua për zhvillime të ndryshme në Kosovë dhe në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale…