Haradinaj: Në zyrën e Kurtit e lexuam rresht për rresht marrëveshjen

01 nëntor 23:39

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti e ka lexuar fjalë për fjalë planin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se beson që marrëveshja mund të kryhet këtë vit, pasi sipas tij ka fokusim të madh të ndërkombëtarëve që të kryhet brenda këtij viti.

Sipas tij, ky plan i marrëveshjes do të jetë i vështirë për t’i ikur.

“Së fundmi e kam dëgjuar prej kryeministrit Kurti, e kem lexuar aty. E kemi kthy, me Ardianin kemi qenë bashkë, dytë e kemi lexuar. Nja 1 orë jemi marrë me to. E kam lexuar rresht për rresht. S’di që kemi mujt me lon kësaj here, nuk është bashkë me lon. Shumë vështirë ka me qenë me lon kësaj here. Besoj që ka fokusim të madh që këtë vit të kryhet kjo çështje”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…