Haradinaj ngushëllon familjen Zymberi dhe Zabeli

08 dhjetor 2021 | 13:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj,  e ka cilësuar si lajm të hidhur ndarjen nga jeta të Muharrem Zymberi, baba i heroit të Kosovës, Enver Zymberi dhe Azemine Zabeli nënë e dëshmorit të kombit, Mehdi Zabeli.

Me këtë rast, ai ka ngushëlluar familjen Zymberi dhe Zabeli.

“Lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të z. Muharrem Zymberi, baba i heroit të Kosovës Enver Zymberi dhe znj. Azemine Zabeli nënë e dëshmorit të kombi,  Mehdi Zabeli. Me këtë rast ngushëlloj familjet, miqtë dhe bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e anti-Covid-19 të vendosura së fundmi nga Qeveria e…