Haradinaj: Para miratimit të ligjit që jep benificione, kishte veteranë që u vinte turp të ishin të tillë

20 shtator 2018 | 22:28

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK ka thënë se deri në miratimin e ligjit që u jepte benificionëve veteranëve të luftës, kishte pjesëtarë të OVL UÇK që u vinte turp të ishin anëtarë të tyre.

Ai në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini” ka thënë se shoqata është zgjeruar shumë pas miratimit të ligjit.

“Ne kemi veteranë që e ka ndjerë për turp të jetë i tillë, por pastaj ka bërë kërkesë për të marrë pagesën”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka shtuar se dihet botërisht për ato që ka ndodhur me rastin e miratimit të ligjit.

“Sikur të ishim aq veteranë do të ishte ndryshe situata”, ka deklaruar ai.

Duke folur për veteranët që kanë hequr dorë nga benificionit, Haradinaj ka thënë se ka veteranë edhe në Dukagjin që e kanë kallë kartën e anëtarësisë, por e kanë pasur një kopje tjetër.

“E kanë kallur duplikatin, sepse e ka pasur kartën tjetër të anëtarësisë”, deklaroi më tej Nasim Haradinaj nga OVL UÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve…