Haradinaj pas takimit me Kosnettin: Kosova, e vendosur në ruajtjen e miqësisë me ShBA-në

12 shkurt 2019 | 13:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euroatlantike të vendit tonë.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 12. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka marrë një vendim zyrtar sa i përket ndeshjeve…