Ja vendimi i UEFA-s për Emiliano Sala

12 shkurt 2019 | 13:20

UEFA ka marrë një vendim zyrtar sa i përket ndeshjeve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës që të mbahet një minutë heshtje për Emiliano Sala.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në të dyja kompeticionet do ta nderojnë sulmuesin argjentinas. Trupi i pajetë i Salas u gjet javën e kaluar, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Franca për në Cardiff ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë.

Argjentinasi ishte duke e kompletuar transferimin 20 milionë euro nga Nantes për në Cardiff City, por që aeroplani u rrëzua për shkak të kushteve të liga të motit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar…