Haradinaj: Pensionistëve do t’iu sigurohet një pension dinjitoz

18 shtator 2018 | 17:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pritur të martën në takim pune kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.

Me këtë rast, Haradinaj, ka falënderuar pensionistët për kontributin e tyre dhënë ndër vite, derisa e ka siguruar kryetarin Kajtazi se Qeveria do të angazhohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve jetësore të pensionistëve kosovarë.

“Në takim me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, shqyrtuam modalitetet për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie dhe i informova se po punojmë në reformën e sistemit pensional, që do të gjejë zbatim në afat optimal”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria, siç ka thënë kryeministri Haradinaj, do t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore me synimin, që pensionistëve, gradualisht t’iu sigurohet një pension dinjitoz.

Ndërsa kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë në përgjithësi për angazhimin e tyre në përpjekje të përmirësimit të kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë në Afrikën Jugore ka legalizuar përdorimin…