Haradinaj për “BBC”-në: Jam kundër ndryshimit të kufijve

28 shkurt 16:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për “BBC”-në se është “plotësisht kundër” dhënies së territoreve Serbisë.

“Më 17 shkurt 2018, Kosova festoi 10 vjet pavarësi nga Serbia, por Serbia refuzon që ta njohë sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar “BBC”.

Haradinaj i ka thënë gazetarit Stephen Sackur të “BBC Hardtalk” se është “plotësisht kundër ndryshimit të kufijve, përzierjes së territoreve, sepse kjo është arsyeja se pse ndodhin tragjeditë”.

“E gjithë bota u përpoqën që të ndalnin çfarë po ndodhte atëherë dhe unë jam shumë kundër marrëveshjeve për kufijtë, ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve sepse këto janë arsyet pse kishin ndodhur tragjeditë”.

“Jam i interesuar të ulëm në tavolinë me Vuçiqin dhe të përfundojmë atë çfarë ka mbetur e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo është njohja e shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Linku i intervistës së Haradinajt dhënë “BBC”-së: http://www.bbc.com/news/av/world-europe-43230529/kosovo-pm-haradinaj-fully-against-border-changes

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Kastriotit, ndër…