Haradinaj për protestën e Vetëvendosjes: I ftoj që t’i shterojnë rrugët institucionale

25 prill 2019 | 21:41

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për të premten një protestë para Prokurorisë së Shtetit.

E për këtë protestë ka reaguar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

“Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me…