Haradinaj për vdekjen e Kinkelit: Gjermania humbi sot një nga diplomatët më të shquar

05 mars 2019 | 14:44

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel ,ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ngushëllimet për vdekjen e tij i ka shprehur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën evropiane.

“Gjermania e humbi sot një nga diplomatët më të shquar nga radhët e saj, Klaus Kinkel, derisa Kosova një mik të madh. Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën evropiane. Ngushëllime për familjen dhe shtetin gjerman për këtë humbje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Zivic,…