Haradinaj: Përherë do ta kujtojmë Deli Lekën si atdhetar e trim

04 tetor 2023 | 13:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Deli Leka.

“Fshati Lumbardh iu përgjigj thirrjes së atdheut në luftën për çlirim duke mos e kuryser asnjëherë jetën e bijve të tyre. Njëri ndër ta ishte edhe bashkëluftëtari im, Deli Leka. Qysh në fillim të luftës çlirimtare ai u rreshtua krah bashkëluftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se sot në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Deli Lekës, ishte i nderuar të jetë pjesë e ceremonisë së akademisë dhe zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së tij, si dhe të qëndrojë në familjen Leka, e cila përgjatë historisë dha kontribut të çmuar në lëvizjen kombëtare shqiptare për çlirim dhe pavarësi.

“Përherë do të kujtojmë kontributin e tij atdhetar, trimërinë e guximin në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Ramadani është në hapat e tij të para në…