Haradinaj përkujton katër dëshmorë: Të rënët për liri janë burim frymëzimi për brezat e rinj

06 qershor 2023 | 10:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj, në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se kishte nderin që ishte krah tyre në luftën çlirimtare.

“Në 24-vjetorin e rënies kujtojmë Heronjtë e Kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj. Sot, gjithashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj. Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja. Kisha nderin që t’i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut. Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pesë muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri…