Haradinaj përkujton komandantin Lulzim Morina: Gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizëm

20 dhjetor 2023 | 13:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandantin Lulzim Morina në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se komandant Luli gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizëm.

“Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, bashkë me luftëtarë dhe kolegë, shprehëm nderimin tonë në kujtim të jetës dhe veprës së tij. Lulzim Morina, i njohur si komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta. Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Artan Haxhiaj, Mjek Specialist në Kliniken e Pulmologjisë në…