Haradinaj pranon letër falënderimi nga Hillary Clinton

29 gusht 2019 | 15:21

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pranuar një letër falënderimi nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton për organizimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se ndihet i lumtur për vlerësimin e ish-sekretares Clinton rreth udhëheqjes se tij si kryeministër i Kosovës.

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish- sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish-sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet…