Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë

10 shtator 2019 | 11:40

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Eric Grondahl, të cilit ia ka shprehur vullnetin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Norvegjia ishte ndër të parat shtete që u rreshtuan përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës.

“Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në takim mikpritës me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona. E njoftova ambasadorin e ri me proceset aktuale politike në vend, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e gjashtë tetorit, etapë gjatë së cilës Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova në krye me trajnerin zviceran Bernard Challandes sonte e…