Haradinaj pret në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14 tetor 2020 | 14:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAL), Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili është duke qëndruar për vizitë në vendin tonë.

Lajçaku sot është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai sot do të takohet edhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Emisari i BE-së, dje është takuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është pajtuar për të ofruar më shumë se gjysmë…