Haradinaj pret në takim ish-ushtarakun amerikan, temë diskutimi siguria

04 janar 2022 | 13:54

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-ushtarakun amerikan, hulumtuesin shkencor dhe njohësin e çështjeve të sigurisë, Dan Little.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me Little kanë biseduar për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit…