Haradinaj pret nga PDK-ja që ta sjellë emrin e ri për ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

11 korrik 17:13

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbetur pa ministër qëkur është larguar nga kjo pozitë Besim Beqaj. Për propozimin e ministrit të ri ka folur të enjten kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është në pritje të partnerit të koalicionit të PDK-së që ta propozojë emrin e ri se kush do ta zëvendësojë Besim Beqajn.

“Propozimi pritet të vijë nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurdo që ata kanë një propozim unë do ta shqyrtoj. Deri më tani nuk ka ndonjë propozim. Unë kam interes për t’i emëruar ministrat edhe për shkak të kuorumit. Sa më shpejt që ndodh do të ishte një gjë e mirë”, ka thënë Haradinaj në konferencën e së enjtes pas mbledhjes së Qeverisë.

Më 20 qershor Besim Beqaj është larguar nga posti i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me pëlqimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka marrë vendim që të gjithë zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza t’i lirojnë pozitat në institucionet e Kosovës.

(A. MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
60 vite pas prezantimit të Minit origjinal, kompania ka sjellë…