Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës

30 prill 2024 | 19:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Haradinaj theksoi se ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

“ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka falenderuar ShBA-të për kontribut të gjithanshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një…