Haradinaj publikon listën e kandidatëve të AAK-së për asamble në Prishtinë

29 gusht 2021 | 15:41

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të kësaj partie për kuvendin komunal të Prishtinës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka bërë përpjekjet maksimale që të jetë listë gjithëpërfshirëse .

“Kemi bërë përpjekjen maksimale që kjo listë të jetë gjithëpërfshirëse në çdo aspekt. Kjo listë e aktivistëve për Prishtinën është listë fituese dhe shpresë për Kryeqytetin. Aktivistë, profesorë, studentë, artistë, sportistë, afaristë e punëtorë të ndershëm ju rrekën garës më fisnike për qytetarin”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…