MSh-ja tregon numrin e vaksinave që janë dhënë në 24 orët e fundit

29 gusht 2021 | 15:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës anti-Covid.

Sipas njoftimit për medie të ministrisë, deri me sot janë dhënë mbi 800 mijë doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…