Haradinaj: Qershori, opsioni real për liberalizimin e vizave

25 janar 2019 | 13:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot që pret që deri në muajin qershor të këtij viti Bashkimi Evropian t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ai ka thënë se gjendja sa i përket liberalizimit të vizave ka ndryshuar në favor të Kosovës, pas ndryshimit të pozicionit të Gjermanisë.

“Qershori është opsion real, sidomos çdo gjë ka ndryshuar pas pozicionit të Berlinit zyrtar, të cilët kanë thënë se do të angazhohemi për këtë. Pra, gjendja është krejt tjetër tash dhe është reale qershori”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës,…